Korçë/ Po transportonin mallra kontrabandë nga Greqia, 2 të arrestuar, nën hetim 4 punonjës të doganës Kapshticë

20 Shkurt, 14:45 | Përditesimi: 20 Shkurt, 14:45

Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës pasi u kapën duke transportuar mallra kontrabandë nga Greqia.

Ndërkohë nën hetim janë edhe 4 punonjës të Degës Doganore Kapshticë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".  

Autorët u kapën në në flagrancë në aksin rrugor Kapshticë - Blilisht.

r.k./Shqiptarja.com