Korçë/ Romët në protestë për lirimin e Dritsonit, bashkëjetoi me të miturën, i riu rrezikon 25 vite burg! Shtyhet seanca paraprake

20 Mars, 16:39

Një protestë është bërë sot përpara gjykatës së Korçës nga përfaqësues të komunitetit rom dhe familjarë të Dritson Kurtit, 25- vjeçarit i cili u arrestua në shtator të vitit të kaluar pasi solli në jetë një vajzë me bashkëjetuesen e tij të mitur vetëm 13- vjeç.