Korçë/ U martua me një 13- vjeçare, Dritson Kurti rrezikon 25 vite burg, komuniteti rom në protestë, kërkojnë pushimin e çështjes

20 Mars, 12:22 | Përditesimi: 20 Mars, 12:22

Një protestë është zhvilluar sot përpara gjykatës së Korçës nga përfaqësues të komunitetit rom dhe familjarë të Dritson Kurtit, 25- vjeçarit i cili u arrestua në shtator të vitit të kaluar pasi solli në jetë një vajzë me bashkëjetuesen e tij të mitur vetëm 13- vjeç.

Sot në gjykata pritet të zhvillohet seanca e gjykimit paraprak për tu vendosur që çështja të shkojë për gjykim themeli.

Me pankarta në duar, ”Drejtësi për Dritson Kurtin”, protestuesit kërkojnë pushimin e çështjes ose ndryshimin e masës së sigurisë në detyrim paraqitje.

r.k./Shqiptarja.com