Korçë/ U shpall i humbur nga familja, polumbarët nisin kërkimet në rezervuarin e Kamenicës për 54-vjeçarin

31 Janar, 16:48 | Përditesimi: 31 Janar, 16:48

 Polumbarët kanë nisin kërkimet në rezervuarin e fshatit Kamenicë në Korçë, për një 54 vjeçar, i cili është shpallur i humbur nga familja.

Kallëzimi për zhdukjen e 54 vjeçarit është bërë më 28 janar, por policia së fundmi ka dyshime se personi me inicialet V.L dyshohet të ketë humbur jetën në këtë rezervuar. 

Ishte kushëriri i tij me inicialet  A. V., 61 vjeç, banues në Korçë, i cili u paraqit në Komisariatin e Policisë Korçë, dhe deklaroi 54 vjeçari ishte larguar nga banesa prej datës 26.01.2025.

r.k./Shqiptarja.com