Korreshi e bën fakt: PD do bojkotojë procesin e zgjedhjes së presidentit, nuk bëhemi farsë e Edi Ramës, shkelën marrëveshjen

26 Maj 2022, 20:38

Deputeti demokrat Saimir Korreshi e ka bërë fakt që Partia demokratike nuk do të bojkotojë procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti tha se Edi Rama do ta zgjedhë vetë kreun e ri të shtetit dhe pikërisht për këtë arsye nuk do të pranojnë të bëhen farsë e Partisë Socialiste.