Korreshi për Report Tv: Opozita e bashkuar merr gjysmën e bashkive më 14 maj! Meta ka marrë shumë pozicione në listën e Këshillave, nuk i ka aq vende sa pretendon

28 Prill 2023, 18:04

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi foli në Report Tv për zgjedhjet e 14 majit dhe situatën në Partinë Demokratike. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Korreshi tha se është në mbështetje të kandidatëve për këshilla bashkiakë që kanë dalë nga Partia Demokratike. Sipas tij, e gjithë opozita e bashkuar do të marrë gjysmën e bashkive të vendit.