Korrupsioni/ KE: Shqipëria bëri detyrat! Rama: Drejtësia si në 'epokën e gurit', marrje në pyetje pa audio e video! Valë tjetër reformash, vazhdojmë me hapjet e kapitujve

21 Mars, 16:31

Shqipëria ka bërë progres në luftën ndaj korrupsionit. Ky është vlerësimi që Shqipëria ka marrë nga Këshilli i Evropës pasi sipas tyre ka sisteme të forta që e parandalojnë këtë fenomen. Këtë vlerësim, Rama e quan një tjetër betejë të fituar dhe një hap përpara me integrimin. Përpara ndërkombëtarëve, Rama tha se vala tjetër e reformave që po vjen synon edhe modernizimin e drejtësisë. Rama hedh poshtë edhe pretendimet e opozitës për shtyrje të negociatave.