Korrupsioni në QSUT, lirohen nga burgu mjeku dhe imazheristi! Pezullohen 3 muaj nga detyra! Emigranti nga Greqia zbuloi si fusnin pacientë pa radhë në skaner: Më kërkuan 6 mijë lekë

4 Shkurt 2023, 14:45

Një emigrant, i identifikuar si Ardian Miceli ka zbuluar se si mjeku dhe tekniku i imazherisë në QSUT merrnin para për të futur pacientë pa radhë për të bërë skaner.  Nazmi Metaliu, mjek dhe Astrit Mansaku, teknik imazherie, janë liruar nga burgu dhe janë pezulluar për 3 muaj nga detyra pasi akuzohen se u merrnin para pacientëve për të shmangur procedurën standarte spitalore për bërjen e skanerit.