Kos batuta me Ramën: I futem detit me not nëse kjo është e nevojshme për të pasur marrëdhënie të mira me BE! Kryeministri: Je kampione olimpike, ta bëjmë Brukselin të notojë

16 Shkurt 2025, 13:29 | Përditesimi: 16 Shkurt 2025, 15:40

Kryeministri Edi Rama komisonerja për zgjerim Marta Kos shkëmbyen batuta në një panel ku diskutohej për zgjerimin e BE gjatë konferencës së Mynihut. Kos tha se mezi pret të vijë në Tiranë, ndërsa me batuta u shpreh se do t’i futet detit me not nëse kjo është e nevojshme për të pasur marrëdhënie të mira me BE.

Rama i tha se kjo nuk është një sfidë e vështirë për të pasi ka qenë kampione olimpike, por problemi për kryen e qeverisë është se të bëhet Brukseli të notojë.

Kos: Pres me padurim të vij në Tiranë. Unë do t’i hyj me not detit nëse ju thoni që kjo është e nevojshme për të pasur marrëdhënie të mira me BE.

Rama: Po, sepse keni qenë kampione olimpike, kjo nuk është e vështirë për ju. Problemi është si të bëjmë Brukselin të notojë apo shtetet anëtare.

r.k./Shqiptarja.com