Kosova drejt lëvizjes së lirë me vendet e BE, analisti Spahiu për Report Tv: Emigrimi masiv dhe raporti me Serbinë shtynë kaq vite vendimin

30 Nëntor 2022, 15:19 | Përditesimi i fundit: 2022-11-30 15:22:07

Analisti i njohur nga Kosova, Nexhmedin Spahiu, e konsideron vendimin e ambasadorëve të Bashkimit Evropian për të përcaktuar një datë fundore për liberalizimin e vizave (Jo më vonë se 1 janari 2024) si një dhuratë të marrë nga BE për qytetarët e Kosovës.