‘Kosova, krijimi i një Shteti’, dokumentari i Al Jazeera-s në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s

6 Shtator, 14:51

Në 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, rrjeti televiziv Al Jazeera ka realizuar një dokumentar me dy pjesë, të titulluar ‘Kosova, Krijimi i një Shteti’.

Dokumentari nis me konfliktet etnike në Jugosllavi në fillim të viteve 1990-të, dhe më pas vijon me daljen në skenë të UÇK dhe ndërhyrjes së NATO-s.

Një pjesë të veçantë në këtë dokumentar zë intervista me banorë të fshatit Çabër, i shkatërruar plotësisht gjatë luftës nga forcat Serbe.

Përmes intervistave dhe historive njerëzore,  dokumenatri analizon plagët e luftës, rolin destabilizues të faktorëve të jashtëm, si edhe përpjekjen e vazhdueshme për paqe dhe stabilitet në Kosovë.