Kosova ndaloi dinarin, Brnabiç: Synojnë spastrimin etnik të serbëve! Të hënën kërkojmë seancë urgjente në Këshillin e Sigurimit

3 Shkurt, 15:47

Pas presidentit, edhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiç ngriti shqetësimin për heqjen pa konsultim të dinarit në Kosovë. Të hënën tha ajo, do të kërkohet seancë në këshillin e sigurimit të OKB, edhe pse u shpreh e vetëdijshme se Serbia nuk do ta ketë të lehtë me Kosovën.