Kosova shpall 'Non Grata' dy zyrtarë rusë, njëri prej tyre u dëbua edhe nga Shqipëria! Osmani: Cenuan sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues

23 Tetor 2021, 08:38

Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev, janë dy diplomatët rus të cilët Kosova i ka shpallur 'Non Grata' me argumentin se kanë cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Vendimi është marrë mesditën e sotme nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz dhe i ka dhënë "vulën" përfundimtare, presidentja e Vjosa Osmani.