Kosova shpall ‘non grata’ spiunen ruse, Sveçla: I ndalohet hyrja për 5 vite në territorin tonë

7 Gusht 2022, 15:14

KOSOVË- Gazetarja ruse, Daria Aslamova e cila u ndalua një ditë më parë në hyrje të Kosovës është shpallur person ‘non grata’. Aslamova u shpall person i padëshiruar nga ministri i i Brendshëm Xhelal Sveçla, i cili përmes një postimi në ‘Facebook’’, njofton se i është ndaluar hyrja për 5 vite në Kosovë.