Kosovë/ Hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID! Ndalohen dasmat, ndryshon orari për restorante, kafenetë e klubet e natës! Rradhë në Morinë

20 Gusht 2021, 13:23 | Përditesimi: 20 Gusht 2021, 13:23

Duke nisur nga dita e sotme në vend hyjnë në fuqi masat e reja anti COVID-19 në Kosovë. Ku ndër të tjera ndalohet veprimtaria e klubeve të natës, dasmave, fejesave, festave familjare dhe mbrëmjeve të maturës.

Po ashtu, nga data 20 gusht deri më 1 shtator, hyrja në ambientet ku mbahen grumbullimet, festivalet dhe koncertet, aktivitetet sportive dhe kulturore të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona si dhe organizimi i këtyre aktiviteteve, lejohet vetëm nëse pjesëmarrësit kanë certifikatë vaksinimi me një apo dy doza të vaksinës, test PCR negativ të 72 orëve të fundit ose dëshmi se personi e ka kaluar COVID-19. Duke qenë se pala kosovare ka nisur aplikimet e masave shtrënguese si pasojë janë krijuar rradhë të gjata në Morinë në dy anët e kufirit Shqipëri- Kosovë.

KT/Shqiptarja.com