Kosovë/ Komisioni për Legjislacion miraton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara! Asnjë votë kundër

5 Tetor, 11:06 | Përditesimi: 5 Tetor, 11:06

Komisioni për Legjislacion e ka miratuar projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Nëntë deputetë të pranishëm votuan në favor, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Projektligji pritet të kalojë tani në seancën e Kuvendit, e cila është caktuar të nisë në orën 09:00.

E.H/Shqiptarja.com