Kosovë/ Memli Krasniqi: Të shkojmë direkt në zgjedhje të parakohshme, as ne nuk i kemi numrat për të formuar qeverinë e re! Kurti arrogant

26 Tetor, 14:41 | Përditesimi: 26 Tetor, 14:41

Kreu i PDK, Memli Krasniqi ka folu pas seancës në Kuvendin e Kosovës, ku Albin Kurti dështoi të formojë qeverinë e re. Krasniqi tha për mediat se as ai nuk e ka shumicën dhe se kur ta thërrasë presidentja Vjosa Osmani për ta mandatuar për të formuar qeverinë e re, do t’i thotë se nuk e ka shumicën dhe se duhet të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Krasniqi tha se as ai nuk formon dot qeverinë, e as Kurti dhe kështu duhet të shkojnë drejt zgjedhjeve të reja. Ndërsa, Kurtin e quajti arrogant duke theksuar se në këtë situatë ndodhen për shkak se ai ka refuzuar të bashkëpunojë.

r.k./Shqiptarja.com