Kosovë/ Myftiu ironizon Kurtin për ngërçin politik: Desha t’i ftojë deputetët me pre nga një kurban, ndoshta ju shkon më mirë

6 Qershor, 16:36 | Përditesimi: 6 Qershor, 16:36

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës priti kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Gjatë takimit, Myftiu Naim Tërnava, kryetari i BIK-ut ka ironizuar krizën politike në vend.

Myftiu u shpreh se kishte menduar t`i thërriste në takim të gjithë deputetët për të prerë nga një kurban. Sipas tij, kjo do të bëhej me shpresë se kjo do të ndihmonte në zgjidhjen e ngërçit politik.

r.k./Shqiptarja.com