Kosovë/ Serbët vendosin barrikada, mbyllen pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak! Prishtina shtyn me zgjedhjet! Vuçiç: Do të kërkojmë të çojmë ushtrinë

10 Dhjetor 2022, 20:18

Është tensionuar situata në veri të Kosovës pas arrestimit të ish policit serb, Dejan Pantiç. Ka qenë vetë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ai që nëpërmjet një deklarate për shtyp e ka konsideruar si një veprim të pamatur dhe ka kërcanuar me vendosjen e ushtrisë në komunat me shumicë serbe në Kosovë.