Kosovë, sulmohet me granata komuna e Mitrovicës së Veriut! Kurti: Serbia të ndalë thirrjet për dhunë para se të humbasin jetë! Blinken: Të depërshkallëzohen tensionet

27 Qershor 2023, 16:21 | Përditesimi i fundit: 2023-06-27 16:23:27

Gjatë mbrëmjes së djeshme pak para mesnatës, kanë ndodhur dy shpërthime në veri të Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga policia e Kosovës. Bëhet me dije se janë hedhur dy granata dore ndaj ndërtesës së komunës së Mitrovicës së Veriut. Por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve të shkaktuara ndaj makinave të parkuara.