Kosovë/ Varrezë masive në Zubin Potok, konfirmohen mbetje njerëzore! Dyshime se i përkasin 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës më prill 1999

29 Korrik, 16:20 | Përditesimi: 29 Korrik, 16:20

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Kosovë ka konfirmuar se mbetjet janë njerëzore. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, theksoi se institucionet do të vazhdojnë angazhimin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës dhe për vënien para drejtësisë të të gjithë përgjegjësve për këto krime.

E.H/Shqiptarja.com