Koti në Report tv: Na dhunuan nga brenda selisë, në vajtën si protestues të qetë me duar në xhepa! Përjashtimet nga PD skandaloze, partia ka humbur dhe votat e tyre

12 Janar 2022, 13:48

Deputetja e PD, Sorina Koti në protestën e 8 janarit dhunën e pa nga brenda selisë blu, ku sipas saj mbështetës të Bashës i kishin pritur demokratët që po protestonin në mënyrë të qetë me shkopinj bejsbolli dhe dyer të blinduara. Koti foli edhe për përjashtimet dhe pezullimet e 28 anëtarëve aktiv të PD, ku e cilësoi këtë vendim si më të gabuarin pasi bashkë me to partisë u ikin edhe votat që ata mbledhin nga simpatizantët e tyre.