Kovaçevski: Ditë historike, jam i lumtur për këtë pritje të BE-së

19 Korrik 2022, 09:51

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski në fjalën e tij tha se është kënaqësi e madhe që pas 17 vitesh fillojnë negociatat.

‘Ne jemi në Bruksel të marrim hapin e parë drejt anëtarësimit të plotë. Do të punojmë për përshpejtimin e procesit të integrimit drejt BE-së. Është kënaqësi e madhe që pas 17 vitesh, të fillojmë negociatat dhe t'i bashkohemi familjes së madhe Evropiane. Ky ka qenë qëndrimi jonë prej vitesh. Ofron nisjen e negociatave. Dyert e hapura për gjuhën tonë maqedonase për t'u bërë gjuhë zyrtare në BE është një nga arritjet më të mëdha që unë shoh. Çdo gjë që është autentike maqedonase do të mbetet autoktone edhe në BE. E kemi thënë shpesh se jemi një anëtar i besueshëm i BE-së. Jam shumë i lumtur për këtë pritje të BE-së. Kjo padyshim është një ditë historike.’- tha Kovaçevski.