KQZ rrëzoi Berishën, debate në Report Tv, Baçi: Basha është i infiltruar i kryeministrit, mercenar i tij! Gazetari: Se mundni dot Ramën dhe merreni me atë

9 Mars 2023, 16:13

Pas Apelit, Berisha mori edhe rrëzimin nga KQZ për siglën e Partisë Demokratike. Por daljen edhe njëherë në skenë të ish kryedemokratit Lulzim Basha, se kanë pritur mirë mbështetësit e Berishës. Për deputetin Luan Baçi, kjo “bllokadë” e Rithemelimit vjen si pasojë e lojës së pistë të Lulzim Bashës. I ftuar në studion e Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Luan Baçi debatoi me gazetarin Flogert Muça.