Kraja: Me 2 operacione kemi sekuestruar 20 milionë euro, mbulon buxhetin e SPAK për 4 vite! Zyrat tona të reja 'të bllokuara' në Ministrinë e Drejtësisë

31 Tetor 2022, 13:03 | Përditesimi i fundit: 2022-10-31 14:59:29

Kreu i Prokurorisë së posaçme, Arben Kraja ka kërkuar më shumë mbështetje Financiare. Në prezantimin e projektbuxhetit të SPAK për vitin 2023, Kraja tha në Komisionin e Ligjeve që duan më shumë punonjës, pasi për vitin 2022 e kanë bërë kërkesën, por janë miratuar 15 punonjës me pak nga se i duhet kësaj strukture.