Kremtohet 110-vjetori i Pavarësisë në disa qytete të vendit! Në Lezhë vendosen lule pranë obeliskut të Besëlidhjes! Në Kukës e Sarandë ngrihet flamuri

28 Nëntor 2022, 11:22

110-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë është festuar në disa qytete të vendit. Në Lezhë ceremonia u zhvillua pranë obeliskut të Besëlidhjes në qendër të qytetit, ku u ngrit flamuri dhe u vendosen kurora me lule nga autoritete lokale në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme për kombin shqiptar