Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, u takua sot paradite (23 gusht 2024) me kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti. Takimi nisi rreth orës 09:00 dhe Burns u pa duke u larguar nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës rreth një orë më vonë.
Ende nuk ka një deklaratë rreth takimit me zyrtarin më të lartë amerikan të inteligjencës, ndërsa pas këtij takimi, sipas ueb-faqes për gjurmimin e fluturimeve, Flightradar, avioni i ushtrisë amerikane, me të cilin po udhëton Burns, është larguar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”.