Kreu i shoqatës së bareve e restoranteve, Enri Jahaj: Të hiqet ora policore! Nëse nuk rishikohen masat do të ngrihemi në protestë masive

16 Korrik 2021, 19:35

Ora policore dhe ndalimi i muzikës pas orës 22:00 në kuadër të masave anti-COVID, po shkakton shumë dëme ekonomike në aktivitetin e bareve dhe të restoranteve në vendin tonë.

Këshu thotë në një intervistë për Report Tv, Enri Jahaj, kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve i cili bëri thirrje që të lehtësohen masat kufizuese, në këtë sezon turistik, nisur edhe nga fakti shton ai se në sheshin ‘Skënderbej’ janë zhvilluar grumbullime masive. Jahaj thotë se nëse nuk hiqet masat kufizuese, ato do të mbyllin, aktivitetin e tyre të biznesit dhe më pas do të ngrihen për të zhvilluar protestë masive