Krijuan një 'zinxhir' të kapur dorë prej dore pasi autobusi u mbush me uji, udhtarët përjetuan momente tmerri! Kritike situata e shiut në Greqi

14 Tetor 2021, 22:29

Me sy të frikësuar dhe ujin që i arrinte deri në gjunjë, udhëtarët e një autobusi që u bllokua nga shiu poshtë një ure në kryeqytetin helen kanë kaluar minuta tmerri derisa arritën të dilnin prej ti.

Të kapur dore prej dore, ata krijuan një "zinxhir" përmes së cilit ndihmuan njeri tjetrin të dilnin duke kaluar "lumin" e krijuar nga shiu i cili nuk ndalte ritmin. Pamjet e orëve të fundit nga Greqia janë drithëruese.