Krim brenda në shkollë në Mat! 17-vjeçari plagoset me thikë në orën e Fiskulturës, arrestohet autori! Nxënësi te Trauma

13 Shkurt, 16:04

Siguria në shkolla u cenua sërish sot! Një nxënës 17-vjeç u plagos me thikë në shkollën e Bazit në Mat gjatë orës së Fiskulturës. Fakt i rëndë është se autori është bashkëmoshatar i tij, nxënës, që mbante thikën me vete në ambientet e shkollës. I plagosuri u transportua me helikopter në spitalin e Traumës, ndërsa autori u prangos nga policia. Ky është krimi i tretë në harkun kohor të 4 muajve ku të përfshirë janë adoleshentët.