Krimi i dyfishtë në Gramsh, del para gjykatës 80-vjeçari që vrau me sëpatë gruan dhe vëllanë e tij

30 Janar 2023, 10:24

Xhevit Sinani, autori i krimit të dyfishtë në Gramsh ka dalë sot para gjykatës së Elbasanit ku do të njihet me masën e sigurisë. Ai akuzohet për vrasjen e Zegjine Sinani 74 vjeç (gruaja e autorit) dhe Shaqir Sinani 73 vjeç (vëllai i autorit). Para hetuesve ka dhënë deklarata kontradiktore.