Krimi shtetëror i 21 janarit/ SPAK pyet vëllanë e Hekuran Dedës! Burime: Së shpejti thirren edhe gardistët e grupit të zjarrit, mes tyre Ndrea Prendi

28 Janar, 11:27 | Përditesimi i fundit: 2025-01-28 15:39:43

SPAK po vijon marrjen në pyetje për hetimet mbi dosjen e 21 janarit. Paraditen e sotme në SPAK janë paraqitur dy vëllezërit e Hekuran Dedës, një prej protestuesve që u vra nga plumbat e shtetit. Në pyetje sot po merret Zabit Deda, ndërsa vëllai tjetër do pyetet nesër.