Kritikat e Bejkos për votat në Gjirokastër, Tritan Shehu për Report Tv: Nuk i shërbejnë PD, të jetë më i kujdesshëm! Pranon dështimin me aleatët: Nuk funksionoi bashkëpunimi

22 Korrik 2021, 14:28 | Përditesimi i fundit: 2021-07-22 16:51:34

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, në Gjirokastër, Tritan Shehu thotë se në këtë qytet të gjithë luftuan për votën e PD-së dhe kjo gjë solli një rezultat nga më të mirët në procesin zgjedhor. Duke ju përgjigjur, kritikave të anëtarit të Këshillit të PD-së, një ditë më parë në studion e Report Tv, Roland Bejkos, i cili tha se dega në Gjirokastër bënte fushatë për të parin e listës, Shehu tha këto kritika nuk i shërbejnë Partisë Demokratike. Madje ai e këshilloi që të jetë më i kujdesshëm në prononcime. Shehu pranoi se me aleatët nuk funksionoi bashkëpunimi, ndërkohë që shtoi se fakti që nuk ishin në një listë të përbashkët me LSI-në bëri që të humbnin shumë vota.