Kriza energjetike, mbërrijnë në Portin e Vlorës anijet që do prodhojë energji elektrike! Qytetarët në protestë: Sjellë dëme ekologjike dhe ekonomike

9 Shtator 2022, 10:06 | Përditesimi i fundit: 2022-09-09 14:47:31

Kanë mbërritur në Portin e Vlorës, dy anijet e marra me qira nga qeveria të cilat do të prodhojnë energji elektrike. Dy anijet e marra me qira, pritet që të përmbushin 15% të kërkesës së vendit për energji!   Ndërkohë disa qytetarë nga Vlora janë mbledhur para terminalit të Portit për të protestuar kundër mbërritjes së dy anijeve.