Kriza energjetike, ministrja e Energjetikës përplaset me demokratët në Komision: Roja t’i thotë shifrat për nivelin e kaskadës! Bozo: S’ka keqmeanxhim, po thatësirë

25 Tetor 2021, 14:22 | Përditesimi i fundit: 2021-10-25 20:17:10

Është miratuar në Komisionin e veprimtarisë Prodhuese projektligji që i hap rrugën marrjes së eurobondit 500-700 milionë euro në fillim të muajit nëntor. Komisioni ka pasur debate në lidhje ne kredinë osheeprej 70 mln Euro që OSHEEE do të marrë nga BERZH. Administratori i OSHEE, Ardian Çela dhe Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë prezantuar projektligjin, por edhe situatën që ndodhen kaskadën e Drinit, ku është në nivele kritike, Por kjo ka sjellë debate me deputetët e PD, pasi ata nuk besojnë se niveli është aq kritik dhe se e gjithë kjo krizë energjetike vjen si pasojë e keqmenaxhimit.