Kryeministri Edi Rama, teksa po fliste rreth krizës energjetike përmëndi ish-presidentin e SHBA, Donald Trump, i cili sipas tij e kishte parashikuar rrezikshmërinë e varësisë ndaj gazit rus.
“Dua të kujtoj këtu, ish Presidentin e SHBA, Donald Trump gjatë një takimi që patëm në NATO. Ai mbajti një fjalim se sa e rrezikshme ishte të mbështetesh te gazi rus, dhe të gjenim më të mirin, më të pastrin, gazin e lëngët amerikan”, tha Rama.