Kriza energjetike, Salianji për Report Tv: Nuk vjen nga rritja e çmimeve ndërkombëtare, por nga keqmenaxhimi dhe korrupsioni në këto 3 institucionet kryesore! Mbështesim qytetarët në çdo formë, edhe me protesta

8 Tetor 2021, 14:10

Nënkryetari i PD, Ervin Salianji, në një intervistë për Report Tv, Salianji tha se kriza energjetike nuk vjen nga rritja e çmimeve të karburanteve në tregun ndërkombëtar, por nga keqmenaxhimi  dhe korrupsioni që ndodh në institucionet e energjisë OSHEE, KESH dhe OST. Salianji tha se 7 pikat e PD do të ulin pjesën më të madhe të barrës që i ngarkohet familjeve, ndërsa shtoi se opozita do të mbështesë çdo formë presioni që zgjedhin qytetarët ndaj qeverisë, qofshin protesta dhe çdo gjë tjetër.