Kriza energjitike, Rama: Jemi vendet me burimet ujore me të larta por është e pamjaftueshme, nuk prodhojmë më shumë se 75%

1 Tetor 2022, 09:34

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët foli për disa nga tematikat më të prekura në këto kohë kur vendi ynë por jo vetëm po përballet me një  krizë të energjisë elektrike.

Sipas Ramës shumica e familjeve harxhojnë më pak se 800 kilvoat.

‘S’është e vërtetë dhe bazuar në shifra nga regjistrat e OSHEE. Familjet që harxhojnë 800 kilovat shkojnë në janar më afro 16 mijë. Kur janë 2 apo 3 kurora në  një shtëpi të madhe, më shumë se një elekroshkëpiake por po flasim për familje.’- tha Rama

I pyetur për historinë e faturave afrofe Rama u përgjigj duke thënë se kjo është një histori që i përket së shkuarës.

‘Historia e faturave afrofe është histori që i përket të shkuarës. Ka fatura të cilat vendosen sipas një mesatare të konsumit. Por dhe numri i tyre është një numër i vogël. Në të gjitha ato shumë pak raste apo keqkuptimi ka një kanal ankimimi.’- tha Rama.

Rama iu përgjigj edhe një qytetari i cili tha se vendi ynë ka mjaftueshëm burime ujore sa të sigurojë vetë energjinë elektrike duke thënë se pavarësisht këtij fakti, sërish kemi nevojë për import.

‘Ne jemi vendi me burimet ujore për energji por është e pamjaftueshme. Sepse energjia nuk vjne nga lumi në prizë apo në llambë por vjen nga sistemi i prodhimeve të energjisë. Me kapacitetet që ka sot Shqipëria nuk prodhon më shumë se 75% të maksimumit të saj që do të thotë që 25% duhet patjetër të bëhet me import. Ky është fakt. Situata e minierave është si dita me natën dhe pse ka ende punë, trajtimi i tyre s’ka të krahasuar me mesjetën e pak viteve më parë.’- u shpreh Rama.

    No videos found.