Kriza në familje, të drejtat e LGBTI dhe xhamia e plumbit, flet për Report Tv myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari: Politika të mos prek kodin e familjes

20 Nëntor 2021, 14:44

16 nëntori i vitit 1990 është një datë e rëndësishme për mbarë besimtarët myslimanë në Shqipëri, është dita në të cilën e mira triumfoi mbi të keqen dhe simbolizon rikthimin e lirisë së besimit në Shqipëri, me hapjen e xhamisë së Plumbit në Shkodër.

Në kuadër të kësaj date të rëndësishme, Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Syrtari ka dhënë një intervistë për Report Tv, në ambientet e xhamisë së Plumbit, aty ku 31 vite më parë besimtarët myslimanë do t’i rikthehen besimit ndaj zotit.