Kriza politike në Kosovë/ Kurti e Abdixhiku arrijnë marrëveshjen për presidentin! Bekim Sejdiu emri konsensual: Do shërbej me devotshmëri

31 Gusht, 15:19 | Përditesimi: 31 Gusht, 15:19

Pas raundit të fundit të negociatave, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku u dakordësuan për emrin e Bekim Sejdiut si kandidaturë për presidentin e Kosovës. Ai ka qenë pjesë e brezit të parë të diplomatëve pas shpalljes së pavarësisë, ambasadori i parë i Kosovës në Turqi, Konsull i Përgjithshëm në Nju Jork dhe më pas gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

E.H/Shqiptarja.com