Kroi i Bardhë, vlerë unike e turizmit malor! 1 350 metra mbi nivelin e detit në bjeshkët e Mirditës, bukuri përrallore dhe vlera kurative

12 Gusht 2021, 12:40 | Përditesimi i fundit: 2021-08-12 12:40:56

Kroi i Bardhë ndodhet në bjeshkët e Mirditës, në zonën e Selitës, e përmendur dikur për minierën e bakrit. Sipas vendësve, e ka marrë këtë emër jo aq nga ngjyra e ujit sesa nga fakti se pastron dhe bën të bardhë çdo gjë që kalon aty. Për këtë veti, gurët shkëmborë nëpër të cilët kalon uji marrin ngjyrë të bardhë dhe nuk vishen me myshk siç ndodh zakonisht me ujërat e tjera.