Krujë/ Fasonët të prekur nga rënia e euros dhe eksporteve! 1200 punonjëse u larguan nga puna në 48 orë, paralajmërojnë protestë

11 Janar, 15:50

Fabrikat dhe fasoneritë po preken nga kriza financiare për shkak të rënies së euros dhe eksporteve. Në vijim të takimeve të shoqatës “Pro Eksport Albania” me përfaqësues të fasonerive, kreu i shoqatës Edvin Prençe, tha se vetëm në 48 orët e fundit janë larguar nga puna mbi 1200 punonjëse.