Krujë/ Protestoi më 8 mars para shkallëve të bashkisë për banesën e dëmtuar nga tërmeti! Zyrtari: Të hënën lëvrohet fondi i rikustruksionit

9 Mars, 11:12 | Përditesimi i fundit: 2024-03-09 13:44:39

Milena Nikolli nga Kodër Thumana protestoi e vetme ditën e Gruas, 8 Mars, përpara shkalleve të bashkise Krujë pasi nuk i jepej fondi për rikonstruksionin e banesës.

E vetme kaloi natën para bashkisë.

Pas sensibilizimit të historisë, e cila u publikua dhe në shqiptarja.com zyrtarë nga ministria mësohet se e kanë telefonuar për t'i komunikuar se të hënën gruaja merr fondin për rikonstruksionin e banesës.