Kryebashkiakja e Dimalit në SPAK për një mur rrethues, zbardhet vendimi i gjykatës Berat në favor të familjes Baho: Bashkia ta prishw me shpenzimet e saja

29 Korrik 2022, 17:28 | Përditesimi i fundit: 2022-07-29 17:51:40

Muri rrethues në pronën e familjes Baho, i ndërtuar në mënyrë abuzive sipas Gjykatës së Beratit, do të jetë shkaku që kryetarja e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj të hetohet nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Gjithçka nisi në vitin 2020, kur Petrit Baho nga fshati Poshnje i Dimalit paditi bashkinë se ka ndërtuar një mur pa leje, duke cenuar banesën e tij.