Kryebashkiaku socialist i Devollit, Eduard Duro është paraqitur sot në GJKKO ku do mbahet seanca paraprake. Ndaj Eduard Duros, ish-administratorja e Komanduar të Bilishtit, Vojsava Bregu si edhe 3 zyrtarë të Bashkisë Devoll rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, pasi sipas SPAK kanë licencuar në shkelje të ligjit një karburant në Bilisht që nuk kishte leje dhe për të IKMT kishte marrë vendim se do shembej.
Përpos Duros dhe Bregut, për gjykim u dërguan edhe 2 zyrtarët e Sektorit të të Ardhurave dhe Liçencimit në Bashkinë Devoll, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo dhe sekretari i përgjithshëm Astrit Seferkolli.
Bëhet fjalë për pikë e karburantit “Genci Petrol”, e cila sipas SPAK, që prej vitit 2015 kur ka marrë licencimin në shkelje të ligjit e deri më tani, ka realizuar përfitime të padrejta