Kryemadhi ‘godet’ dhe ambasadorët: Ka njerëz tranzitorë që vijnë me ‘Zara’ e ‘Piaxho’, ikin me ‘Range’ e vila dhe bëjnë moral! Gara më e madhe, kush vjen ambasador në Shqipëri

22 Tetor, 14:15

Teksa kundërshtoi akuzat e ngritura nga SPAK dhe masën e vendosur nga GJKKO për të dhe bashkëshortin me të cilin është në proces divorci, Ilir Meta, Monika Kryemadhi deklaroi para gazetarëve dhe për familjen e saj është gati të bëjë gjithçka dhe se ndaj tyre është ngritur një farsë nga “drejtësia e kastruar e Edi Ramës” siç e cilësoi ajo.

Teksa mohoi pagesat në llogari direkte për të birin, ajo akuzoi SPAK dhe strukturat qeveritare se po merren me fëmijët e saj dhe se që këtej e tutje “do fal, por nuk do harroj”.

Deputetja e PL theksoi se sulmet ndaj tyre “kanë nisur që më 2014 me inskenimin Tom Doshi-Durim Bami në zyrën e Saimir Tahirit dhe Artan Didit apo me rastin CEZ-DIA”, duke akuzuar se kanë qenë sulme të drejtuara politikisht.

Kryemadhi nuk la pa përmendur edhe ambasadorët e huaj që akreditohen në Tiranë, pa ua përmendur emrat, po për të cilët u shpreh duke i quajtur “njerëz tranzitorë”, që “bëjnë dhe moral”, se “vijnë me Zara dhe Piaxhio dhe ikin me Fendi, Range Rover dhe vila në bregdet”. Ajo theksoi se “gara më e madhe në institucionet ndërkombëtare sot është se kush do vijë ambasador në Shqipëri”.

Gjithashtu më tej, në përgjigjen e saj ndaj një pyetjeje tjetër, Kryemadhi përmendi edhe emrin e ish-ambasadores Romana Vlahutin.

    No videos found.