Kryemadhi: Nuk dështova të bëj opozitë, por më 'vrau pas shpine' Basha! PD ka nevojë për strukturim! Nuk e di ç'plan ka Meta pasi të ikë nga Presidenca

4 Korrik 2022, 22:28

Kur flet për gjendjen e keqe sipas saj, në të cilën ndodhet Shqipëria, Monika Kryemadhi, nuk vë gishtin nga Edi Rama, por fajtor kryesor bën ish-bashkëpunëtorin e saj, Lulzim Basha. E ftuar në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo', kryetarja e LSI-së tha se ajo nuk ka dështuar në opozitarizmin përballë Edi Ramës, por është "vrarë" pas shpine nga Basha.