Kryemadhi: Sondazhet nxjerrin LSI fituese me 34 mandate

18 Janar 2021, 22:45 | Përditesimi: 18 Janar 2021, 22:50

Monika Kryemadhi e ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” tha se sipas sondazheve të tyre LSI del fituese me 34 mandate. Ajo hodhi poshtë të gjitha sondazhet ku e nxjerrin një forcë që ka një rënie të madhe krahasuar me zgjedhjet e 2017, ndërsa thotë se në fakt më 25 prill LSI do marrë 34 mandate.

“Në sondazhet tona tregojnë se mund të marrim 34 mandate”, tha Kryemadhi.

b.ha./Shqiptarja.com