Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Repolitix" të gazetarit Denis Minga në Report Tv, përballë gazetarëve Artan Hoxha, Nikollë Lesi dhe Muhamed Veliu. Kreu i qeverisë komentoi mosdekretimin nga presidenti Ilir Meta të propozimit të tij për të emëruar Gjeneral Sandër Lleshajn si ministër të Brendshëm. Rama tha se shpresonte që presidenti Ilir Meta të mos ndikohej në qëndrimet e tij nga trazirat morale dhe psikologjike që po kalon opozita.
Është një arsye që s’di si ta quaj…uroj që realisht Meta të ketë shqetësimin që ka shprehur dhe të mos jetë viktimë e trazirës morale e psikologjike e opozitës që mund të ketë influencë mbi të, për të patur një rol destruktiv. E kam thënë dhe në parlament, për sa kohë që s’kam argument për këtë, me çështjen është aktiv, s’është aktiv, e zgjidhim.
Edi Rama, kryeministër
Rama tha se Meta ka dy alternativa për të mbërritur te dekretimi i Lleshajt si pasues i Fatmir Xhafajt, ndërsa shtoi se kreu i shtetit do hedhë firmën mbi propozimin e tij, pasi nuk ka arsye konkrete për ta refuzuar sërish.
( Pjesa e parë e emisionit )