Kryeministri Rama ndan medaljet për nxënësit ekselentë: Jeni heronjtë e mi! Keni zgjedhur rrugën më të vështirë

24 Dhjetor, 12:17

 Kryeministri Edi Rama së bashku me ministret Ogerta Manastirliu dhe Bora Muzhaqi ishin sot për të ndarë medaljet për nxënësit ekselentë të Shqipërisë. Në fjalën e tij Rama u tha nxënësve se nuk dëshironte t'ju jepte këshilla, pasi ai vetë në atë mosha nuk i ka pasur dëshirë ato.

'Kemi 188 medalje për të ndarë. Nuk po e hap dosjen ku kam fjalimin. Ju premtoj nuk do jap asnjë këshillë. E kujtoj kohë n kur kam qenë sa ju dhe kur gjendesh nën bombardimin e prindërve flisja me vete dhe thosha betohu që kurrë nuk do e harrosh se kur të bëhesh si këta nuk do bësh si këta dhe nuk do japësh këshilla të pakërkuara. Do përsëris të njëjtën gjë që më vjen natyrshëm sa herë kam nderin e veçantë të jem për shkak të detyrës në këtë ceremoni. Është nder i veçantë dhe besojeni këtë. Të jepet mundësia të kesh të mbledhur para 4 mureve të gjithë ajkën e ekselencës dhe të kesh fatin që ti shoh më sy të gjithë heronjtë e një kohe kur nuk është e lehtë të jesh hero pozitiv. Kur hapësira e komunikimit falë edhe rrjeteve sociale e mbushur me heronj negativ.'

    No videos found.